Shtetet e Bashkuara do të ekzekutojnë një grua për herë të parë pas 67 vjetëve

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) së shpejti do të ekzekutojnë të burgosuren, për herë të parë në 67 vjet, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

Gruaja që do të ekzekutohet është Lisa Montgomery, një e burgosur që mbyti një grua në vitin 2014 në Misuri, ku i preu barkun dhe i vodhi foshnjën.

Montgomery do të ekzekutohet më 8 dhjetor me injeksion vdekjeprurës në një dhomë në Terre Haute, shkruan BBC.

Ajo do të bëhet gruaja e parë që do të ekzekutohet nga autoritetet amerikane që nga viti 1953 më 8 dhjetor, kur qeveria vendosi të ndëshkojë, Bonny Brown Heady.

Ajo është gjithashtu gruaja e vetme midis 55 të burgosurve që presin ekzekutimin, sipas një njoftimi për shtyp.

Avokatët nuk heqin dorë nga lufta dhe duan ta shpëtojnë, kështu që ata po përpiqen t’i provojnë gjykatës se ajo është e sëmurë mendore.

Kujtojmë, administrata Trump konfirmoi vitin e kaluar se do të vazhdojë traditën e ekzekutimit të të burgosurve që kanë kryer krime të rënda.

Artikulli i mëparshëmMosmarrëveshja për gazin, Maas paralajmëron Turqinë të mos “provokojë”
Artikulli i radhësNjë nxënëse në SHBA fitoi 25 mijë dollarë për krijimin e një trajtimi të mundshëm kundër koronavirusit