Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të përgënjeshtroj zërat se ka tensione mes tij dhe Dr Anthony Fauci, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, shkruan CNN.
“Kam marrëdhënie të mirë me Dr. Fauci, dhe këtë marrëdhënie e kemi pasur prej kohësh. Është një njeri shumë i mirë edhe pse jo gjithmonë pajtohem me të”, ka thënë Trump në Shtëpinë e Bardhë gjatë një eventi ku nderoheshin zyrtarët policorë.
Edhe një zyrtar i lartë i administratës së Trumpit ka deklaruar të hënën për CNN, se nervozizmi ndaj Faucit nuk ka të bëjë asgjë me mosbesimin ndaj tij.
“Nuk është një krizë e besimit apo ndonjë paralajmërim”, ka shtuar ai duke lënë të kuptohet se Trump e ka të vështirë ta shkarkojë Faucin.
Sipas ligjeve federale që janë në fuqi, Trump nuk ka fuqi që drejtpërdrejtë ta shkarkojë Faucin, një shërbyes civil të karrierës apo edhe ta largojë nga qeveria.
Megjithatë, presidenti ka fuqi që ta anashkaloj Faucin, duke e mbajtur larg konferencave për media dhe gjatë intervistave – siç edhe ka ndodhur javëve të fundit.
CNN ka folur edhe me Max Stier, president dhe drejtor ekzekutiv i “Partneritetit për Shërbime me Publikun”, lidhur me historinë e mbrojtjes së shërbyesve civilë në qeverinë federale, dhe atë se çfarë do të mund të ndodhte në Trump tenton të vazhdojë me një lëvizje të tillë.
CNN: Tensionet mes presidentit dhe Faucit kanë esklauar javëve të fundit. A mundet Trump të shkarkojë Faucin dhe se si do të dukej një proces i tillë?
MS: Presidenti nuk mund ta shkarkojë Faucin pa ndonjë arsye. Ekziston shërbimi për mbrojtjen e shërbyesve civilë, e në veçanti për ata të karrierës që parandalon ata nga largimi për arsye politike.
CNN: Kur thoni për arsye politike, çfarë do të thotë kjo?
MS: Do t’ju rrëfej një historik të shkurtër sepse është interesant dhe duhet të rikthehemi në vitin 1881, kur presidenti James Garfield u vra.
Kemi pasur një sistem të llastuar që ka dominuar bazën e punonjësve qeveritarë dhe nuk ka funksionuar. Kemi pasur raste kur njerëzit kanë ardhur në pozita jo për shkak të aftësive të tyre, por për lidhjet politike që i kishin – por ishte zëvendëspresidenti Chester Arthur që ishte produkt i sistemit të llastuar që përkrahu legjislativin – Aktin e Shërbyesve Civilë – që ishte një sfidë dhe profesionalizoi edhe më shumë bazën e punonjësve qeveritarë.
E vrasja vetëm sa e vulosi atë që tani e tutje nuk do të lejohen që liderët politikë të largojnë shërbyesit civilë të karrierës, pa pasur ndonjë arsyetim. E arsyetimi do të duhej të ishte për shkak të performancës së dobët apo për atë se ka dështuar të zbatojë urdhrat. Ekziston një proces që duhet ndjekur edhe nëse ka pretendime për performancë të dobët, dhe ky proces kërkon njoftim me shkrim dhe mundësi për një përgjigje. Kështu në këtë kontekst presidenti nuk do të mund të shkarkonte Dr. Faucin duke u bazuar se çfarë thotë ai.
CNN: Nëse Trump vërtetë tenton ta largojë Faucin, si do të duhej të dukej ky proces? A do të duhej të kalonte përmes Sekretarit të Shëndetësisë, Alex Azar?
MS: Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk do të mund të shkarkonte drejtpërdrejtë një shërbyes civil të karrierës. Do të duhej ta bënte dikush në zinxhirin komandues. Në këtë aspekt duhet trajtuar çështjen Sekretari i Shëndetësisë, Alex Azar apo drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit, Francis Collins, që gjithashtu është pjesë e shërbyesve civilë dhe Fauci ishte një nga mentorët kur ai filloi karrierën. Kështu nuk ia vlenë sepse Instituti Kombëtar i Shëndetit nuk është vetëm një organizatë shkencore –por pothuajse një organizatë lidere në qeveri.
CNN: Edhe nëse dikush në zinxhirin komandues është i gatshëm për një gjë të tillë, a ekzistojnë kanale për Faucin për ta apeluar vendimin?
MS: Është e vërtetë. Atij do të duhej t’i tërhiqej vërejtja e parë lidhur me pretendimet. Në këtë rast do të ketë kohë t’i përgjigjet akuzave. Edhe nëse vendimi është ende valid për ta shkarkuar, ai mund t’i drejtohet Bordit për Mbrojtjen e Meritave dhe ta dërgoj lëndën në gjyq për të dëshmuar se është shkarkuar në kundërshtim me ligjin për shërbyesit civil.
Por edhe nëse presidenti nuk mund ta shkarkojë për çfarëdo arsye, ai mund ta anashkalojë. Nuk duhet patjetër të dëgjojë këshillat e tij, apo ta përfshijë në taksë forcë – ose në vendimmarrje. Kjo është një zgjedhje që presidenti apo liderët e lartë politikë mund ta marrin.