Drejtësia e re nuk heton ‘Rilindasit’/ Pushohet çështja ndaj Maznikut dhe Fushës

0
Luksi i Maznikut nuk paguhet nga Fusha, por nga banorët e Tiranës - Gazeta  Mapo

Edhe njëherë drejtësia e re e Edi Ramës tregoi nuk heton asnjë rilindas, por veç popullin e thjeshtë.

Gjykata e Tiranës sot ka pushuar çështjen ndaj nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku dhe biznesmenit Shkëlqim Fusha, të akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion’.

Gjyqtari Sokol Tona vendosi pushim të hetimeve me argumentin se nuk ka elementë të veprës penale.

Prokuroria e Tiranës dhe përfaqësues të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit kërkuan që çështja të kalojë në SPAK.

Në përfundim të seancës, përfaqësuesit e Aleancës thanë se do e apelojnë vendimin dhe se çështjen do e çojnë në SPAK.

Në shtator 2019, disa media publikuan një formular të firmosur nga Shkëlqim Fusha, i cili autorizonte Arbjan Maznikun të përdorë kartën e kreditit të Shkëlqim Fushës për të paguar shpenzimet e tij në Hotelin ‘Alma’ në Barcelonë, më datë 21 qershor.

Me këtë dokument, Shkëlqim Fusha, pronari i kompanisë Fusha shpk, pagoi 1816 euro për qëndrimin e Maznikut, për dy net në hotelin në Barcelonë.

Artikulli i mëparshëmArtan Lame infektohet me Covid 19
Artikulli i radhësPërfshihet nga flakët një banesë te Liqeni i Thatë në Tiranë