Ish-trajneri i PSG-së, Unai Emeri ka zbuluar së fundmi, se sulmuesi francez, Kilië Mbape i kishte thënë atij se dëshironte të kalonte te skuadra e Realit të Madridit.
“Kur isha në drejtimin e PSG-së, Mbape mendoi seriozisht të kalonte te Reali i Madridit. Ai më tha se i pëlqente shumë të kalonte atje dhe ishte i ngazëllyer për interesimin e spanjollëve në drejtim të tij.”, u shpreh Emeri.
Kujtojmë se Reali e ndjek prej kohësh sulmuesin francez, i cili premton shumë për të ardhmen dhe në merkaton e verës madrilenët pritet të bëjnë sulmin e tyre për ta marrë në skuadër. Gjithashtu edhe lojtari do e pranonte menjëherë kalimin te skuadra e Zidan, pasi e ka thënë shpesh se do dëshironte të punonte nën urdhrat e trajnerit francez.