Forcat nigeriane “vrasin disa persona”, hapën zjarr mbi turmën e protestuesve

0

Forcat e sigurisë në Niger kanë vrarë disa persona, pasi kanë shtënë me armë mbi turmën që ishte mbledhur gjatë një proteste ku pati  brutalitet, thuhet në kumtesën e Amnesty International.

Sipas dëshmitarëve persona të armatosur kanë hapur zjarr mbi njëmijë persona, që ishin mbledhur në Lagos për të protestuar.

“Janë vrarë njerëz nga forcat e sigurisë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Amnesty Nigeri, Isa Sanusi, duke referuar protestave që janë zhvilluar në Lagos.

Zyrtarë të Amnesty në Nigeri, gjithashtu kanë bërë të ditur se “kanë prova” që forcat e sigurisë kanë qëlluar për vdekje disa protestues.

“Ishim të gjithë të ulur, jo të dhunshëm – ata erdhën tek ne, nuk e dimë saktë kush ishin. Filluan të shtien dhe të gjithë vraponin për t’i shpëtuar vdekjes”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Artikulli i mëparshëmErdogan: Qëllimi i iniciativave të udhëhequra nga Macron është të lajnë hesapet me myslimanët
Artikulli i radhësRekord ditor të të infektuarve me COVID në Serbi