Interi ka marrë një goditje në prag të sfidës së Champions Leagues.
Klubi zikaltër ka konfirmuar se “ylli” i skuadrës, Achraf Hakimi, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.
Marokeni pritet të mungojë në përballjen ndaj Borrussia Munchengladabch, e cila zhvillohet sonte në orën 21:00 në stadiumin “Giuseppe Meazza”.
Hakimi ndodhet i izoluar dhe do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të kampionatit italian.