Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan këtë javë një marrëveshje paraprake sipas së cilës nafta e papërpunuar nga prodhuesi i tretë më i madh i OPEC mund të transportohet në tregjet evropiane përmes një naftësjellësi në Izrael që lidh Detin e Kuq me Mesdheun.
Pas marrëveshjes historike ku Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ranë dakord të normalizonin marrëdhëniet në shtator, firma shtetërore izraelite Europe Asia Pipeline Co (EAPC) dhe kompania me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe MED-RED Land Bridge Ltd nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin mbi transportimin e naftës së papërpunuar dhe karburantit nga Gjiri në tregjet perëndimore përmes naftësjellësit midis qyteteve izraelite Eilat në Detin e Kuq dhe portit mesdhetar të Ashkelon.
Gazsjellësi, i ndërtuar në vitet 1960, kishte për qëllim t’i shërbente tranzitit të naftës bruto nga vendet prodhuese të naftës në Gjirin Persik tek klientët në Evropë. Izraeli ndërtoi naftësjellësin së bashku me Iranin në atë kohë – para Revolucionit Islamik në Iran në 1979 dhe para se Izraeli dhe Irani të bëheshin armiq të betuar. Izraeli shtetëzoi tubacionin Eilat-Ashkelon pas Revolucionit Islamik.
Në 2016, gjykata më e lartë në Zvicër urdhëroi Izraelin t’i paguante Iranit 1.1 miliard dollarë dëme plus interesin lidhur me mosmarrëveshjet mbi pronësinë e naftësjellësit. Izraeli ka refuzuar të paguajë deri më tani.
Edhe në ditët e sotme, ushtria dhe zyrtarët e Izraelit i trajtojnë informacionet në lidhje me naftësjellësinsi shumë sekrete, sipas Bloomberg.
Nënshkrimi i marrëveshjes paraprake midis kompanive izraelite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në lidhje me përdorimin e naftësjellësit për naftën e papërpunuar u zhvillua në prani të Sekretarit të Thesarit të SHBA Steven Mnuchin në Abu Dhabi.
“MED-RED është në negociata të avancuara me lojtarë kryesorë në Perëndim dhe në Lindje për të lidhur marrëveshje afatgjata shërbimi,” tha EAPC në një deklaratë, të marr nga Reuters.
Nëse marrëveshja paraprake mbyllet përfundimisht, ajo mund të ketë një vlerë deri në 800 milion dollarë amerikanë për disa vjet, u shpreh një burim me njohuri mbi marrëveshjen për Reuters. Furnizimet e naftës së papërpunuar mund të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm, tha burimi.
Bursa për datën 21 Tetor 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 371.25 | – 10.75 |
DIESEL | 328.50 | – 7.75 |
BRENT | 40.47 | – 0.68 |
©aktualitet.al