Prej një jave mbajtja e maskave në ambiente publike është e detyrueshme, ndërsa policia cdo ditë gjobit qindra qytetarë për shkelje.
Në Elbasan, po mbahet Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të këngës popullore , ku zyrtarë e spektatorë e ndoqën duke shkelur protokollet e sigurisë!
Një pjesë e mirë e tyre ishin pa maska dhe neglizhuan distancën edhe minimale.
Ndërsa tjerë maskat i kishin vetëm për procedurë. Por shkelja e vendimit të qeverisë duket se falet kur merr pjesë në aktivitete të organizuara nga Ministritë e apo bashkitë.
Policia e Shtetit dhe Policia bashkiake janë dy strukturat që monitorojnë vendimin për mbajtjen e maskave në ambientet e hapura.
Por në aktivitetin në Elbasan asnjë prej tyre nuk u pa që të shqetësohej jo vetëm për sfidën që hapur ndaj një vendimi qeverie, por për rrezikun që koncerti mund të kthehej në vatër infektimi me koronavirus. / ora