Bashkimi Evropian mirëpret marrëveshjen e Greqisë dhe Shqipërisë për referimin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të mosmarrëveshjes në lidhje me caktimin e zonave detare.
Kështu ka deklaruar përfaqësuesja e Komisionit për Çështjet e Zgjerimit, Anna Pisonero në postimin e saj në Twitter.
Pisonero shprehet: “BE mirëpret njoftimin nga qeveritë e Shqipërisë dhe Greqisë se si të procedohet me mosmarrëveshjet e tyre detare.
Çështjet në lidhje me shënimin e kufirit adresohen më së miri përmes dialogut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe në ndjekje të parimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.”
Lajmi u bë publik ditën e sotme në takimin që kryeministri Edi Rama pati me ministrin e Jashtëm Grek, Nikos Dendias.