Mijëra djem janë torturuar, abuzuar dhe mbajtur të lidhur me zinxhirë nëpër shkollat “islamike” në mbarë Sudanin, pretendohet në një dokumentar të ri.
Djem të rinj madje edhe të moshës 5-vjeçare, janë rrahur nga burra “fetar” që ishin në krye të këtyre shkollave që numërojnë rreth 30 mijë në tërë vendin.
Një hetim ka zbuluar abuzimin “sistematik” Brenda shkollave – të njohura si “khalwas” – ku gjithashtu janë zbuluar prova për abuzim seksual.
Hetimi i BBC në gjuhën arabe do të shfaq sot dokumentarin “Schoold that Chain Boys” që transmetohet sot, ka zbuluar torturat që i janë ekspozuar këta fëmijë që jetonin në kushte të mjerueshme dhe detyroheshin të flenë në dysheme në temperatura tejet të larta.
Madje disa prej tyre kishin nevojë për ndihmën e mjekëve. Reporteri i kamufluar dhe njëherit ish-nxënësi Fateh al-Rahaman al-Hamdani, ka filmuar tinëzisht brenda 23 shkollave gjatë një periudhe 18-mujore.