Muriqi debuton me fanellën e Lazio-s në Ligën e Kampioneve

0
Muriqi debuton me fanellën e Lazio-s në Ligën e Kampioneve

Vedat Muriqi ka debutuar në Ligën e Kampionëve me fanellën e Lazios.

Sulmuesi nga Kosova është futur në lojë në minutën e 71’, në sfidën që Lazio po fiton 3:1 kundër gjermanëve të Dortmund.

Muriqi bëhet lojtari i parë me shtetësi kosovare që luan në Ligën e Kampionëve. Në të kaluarën ka luajtur edhe Besart Berisha me Hamburgun, por në kohën kur kishte ndodhur kjo, sulmuesi vishte fanellën e Shqipërisë.

Artikulli i mëparshëmE zbulon Unai Emeri: Mbape më tha se dëshiron të luajë për skuadrën e…
Artikulli i radhësHoteli më i madh i Madridit që sot ka gjithçka, përveç mysafirëve – por nuk është i vetmi i prekur nga kriza e shkaktuar nga COVID-19