Zbulohet shifra marramendëse për një shqiptar që të kurohet në spitalet Covid në Itali

0
Zbulohet shifra marramendëse për një shqiptar që të

Pacientët italianë e kanë çdo kosto të mbuluar, por trajtimi në klinikat italiane i pacientëve shqiptarë kushton mijëra euro. Një ditë qëndrimi kushton mesatarisht 1500 euro, ndërkohë që avioni ambulancë drejt Italisë kushton mbi 20 mijë euro për një person.

“Udhëtimi më i shtrenjtë ka shkuar 29.500 euro, me personel të specializuar. Me avionin ambulancë 22 mijë euro, ndërsa një natë qëndrimi kushton 1500 euro bashkë me kurën, çdo gjë e përfshirë, të gjithë pacientët kanë dalë me sukses.

Fillimisht duhet të plotësohet një medical clarence që e plotëson mjeku që e ka ndjekur, shënohet numri i mjekut shqiptar që e ka ndjekur dhe mjeku në itali por edhe ai që merr përsipër udhëtimin në avion komunikon gjithmonë me mjekun që e ka ndjekur. Spitali që e merr në dorëzim e pranon pacientin, por ai që duhet ta pranojë është mjeku i fluturimit, dhe ato janë staf i specializuar covid në vende të ndryshëm të botës, atje ku është avioni kur kërkohet, ndaj kushton kaq shumë.

Kemi patur raste të paintubuar këtu, pasi këtu shoh, një frikë për ta intubuar, ndërsa mjekët e kanë marrë e kanë intubuar në aeroport për 5 min dhe pacienti ka arritur shumë mirë në destinacion. Kam pasur raste të tilla që sot merrte 4 litra oksigjen dhe është gdhirë me 30 litra oksigjen dhe transporti bëhet më i vështirë. Një rast që kemi dërguar në Romë, e kemi bërë për 1 orë e 50 minuta, kur Roma bëhet për 50 minuta, sepse fluturuan ulët për të mos rrezikuar jetën e pacientit.” – tha Silvana Ismailaj, infermiere private për emisionin Top Story.

Artikulli i mëparshëmOpsioni i ri i Google ju ndihmon të gjeni titullin e një këngë, duke e kënduar atë!
Artikulli i radhësMjekët nuk ua thonë këtë! Por çaji i malit shqiptar bën mrekulli për shëndetin tuaj dhe e kërkon e gjithë bota