Në paradën e personazheve të shou bizit që po sffilojnë në përkrahje të “njeriut të punës” Erion Veliaj këtë herë radha i takoi mjeshtrit të fluturimeve Alket Islami Ai i ka dhën një intervistë të gjatë gazetares Ani Jaupaj për Dritare.net ku ndryshe nga velinat dhe këngëtaret që bëjnë hipokrizi me tekste që i recitojnë pasi i marrin të gatshme (POSHTE), është përpjekur të jetë i sinqertë. Dhe meqë ali Eri i ka bërë qoka në promovimet e librave dhe kur ka fluturuar me balonë, Alketi po i kthen në politikë. “Përkrahja nuk diskutohet që në momentin që ekspozohesh me të dhe nuk kam pse të mos e bëj kur edhe ai më ka mbështetur përherë, respekti ka qenë i ndërsjellë. Kudo dhe kurdo që e kam ftuar ka qenë aty, si në promovimet e albumeve të mia ashtu edhe kur e kam ftuar në fluturime. Kur bashkëpunimet bëhen në një shtrirje të gjatë kohore, marrëdhënia bëhet doemos edhe miqësore” ka thënë islami për Dritare.net.
©Lapsi.al