Jahti slloven i braktisur në Patok, brenda tij gjendet dokumenti misterioz…

0

Featured image of article: Jahti slloven i braktisur në Patok, brenda tij gjendet dokumenti misterioz, prokuroria në Kurbin nis hetimet për pronarin, dyshohet se është i vjedhur

Një jaht i llojit “Velier” me emrin TAI-PAN, që u gjet i braktisur në det të hapur disa ditë më parë, në zonën e Patokut në Kurbin, ka alarmuar Policinë dhe Prokurorinë e Lezhës. Jahti i cilimbante një flamur sllovendyshohet të jetë vjedhur. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se jahti slloven është i vjedhur dhe mund të jetë pëdorur për veprimtari të ndryshme kriminale, duke mos përjashtuar këtu, edhe trafikun e drogës. Por ajo që rrëzon pistën e trafikut të kanabisit është fakti se jahti ka fuqi motorrike të vogël.

Brenda “TAI PAN” është gjetur një dokument dhe është kërkuar mbështetja e Interpolit për të marrë kontakte me vendet fqinje me qëllim zbulimin se nga ka ardhur ky jaht në territorin e Shqipërisë.

Po ashtu policia e Kurbinit po vijon hetimin për zbulimin e pronarit. Nuk dihet ende se kur mjeti ka hyrë në ujërat shqiptare, dhe pse është braktisur nga personat që kanë dalë më pas me një gomone të vogël. Ndërkohë mjeti emrin Tai-Pan tashmë është sekuestruar nga prokuroria, duke qenë se është objekt hetimi.

Një jaht, i llojit velierë me emrin TAI-PAN e me flamur të Sllovenisë, është ankoruar mbrëmjen 17 tetorit  në portin e Shëngjinit, rreth orës 20:00. Ky është jahti i dytë që gjendet  i braktisur në afërsi të Shëngjinit, ku një vit më parë u gjet edhe jahti turk i braktisur në të cilin udhëtonte kapiteni Sezgin Yavuz, i cili vijon të jetë i humbur.

Artikulli i mëparshëmPrinc Leka dhe Elia Zaharia bëhen prindër për herë të parë, zbulohet emri i veçantë i bebit
Artikulli i radhësHashash në kuti pice/ Plas sheshit shërndarja e drogës në Tiranë