Lacio i mahniti të gjithë në Champions, Del Piero i jep merita Tares: Na zbuloi atë që ishte qershia mbi tortë

0
105823981-6a5b49a2-f9a2-457a-87b6-f5b853d9d196

Lacio i surprizoi të gjithë ditën e djeshme, teksa në debutimin e tyre në Champions, mposhtën Dortmundin me rezultatin 3-1. Ishte disi surprizuese kjo fitore, për faktin se bardhekaltrit vinin në këtë ndeshje pas disa rezultateve negative.

Një nga lojtarët më të mirë në fushë ditën e djeshme ishte edhe Akpa Akpro, i cili është një zbulim i Igli Tares, i cili e afroi atë nga skuadra e Serisë B, Salernitana. Për këtë ka folur edhe legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero, i cili është shprehur se 28-vjeçari ishte qershia mbi tortë ditën e djeshme, duke thënë se Tare është i zoti për të zbuluar lojtarë.

“Lacio luante me një frymë ndryshe dhe kjo bëri ndryshimin në ndeshjen ndaj Dortmundit. Ata ishin më mirë në fushë dhe u treguan më konkretë para portës. Gjitahshtu bardhekaltrit mbronin shumë mirë. Imobile dukej jashtë loje, por shënoi në momentin e duhur. Akpro? Goli i tij ishte qershia mbi tortë, kjo edhe për të kaluarën e tij aspak të trazuar. Merita për këtë i takon Lacios që i besoi. Tare na ka mësuar se ai di të bëjë zbulime lojtarësh të mirë dhe tani të shikojmë si do shkojë.”, u shpreh Del Piero.

Artikulli i mëparshëmShkoi me qese dhe u largua me taksi, talenti i Barcelonës që shënoi në Champions bën xhiron e internetit
Artikulli i radhësU shty njëherë, por Koronavirusi nuk e lejon zhvillimin e tij. UEFA vendos të anulojë Europianin e…