Punët që do të shtohen dhe zhduken. Makineritë do të sjellin rritje neto deri në vitin 2025. Pengesë, pandemia

0

Zhvillimet në robotikë dhe inteligjencë artificiale do të sjellin një rritje neto të vendeve të punës në 5 vitet e ardhshme, por pandemia e koronavirusit do të sjellë ndërprerje për punëtorët, sipas Forumit Ekonomik Botëror.  Në një raport të publikuar këtë javë, organizata theksoi se zhvillimi i makinerive dhe automatizimi, do të zëvëndësojnë një numër të madh prej 85 milionë vende pune deri në vitin 2025.

Nga ana tjetër, forumi pret 97 milionë vende pune të reja që do të krijohen, ç’ka nënkupton një rritje me 12 milionë në total.  Përpiluesit e raportit theksojnë se ka patur një ngadalësim në normën e krijimit të vendeve të punës, por që kjo vjen nga masat e karantinës dhe recesioni ekonomik, si pasojë e pandemisë.   Institucioni pret që puna të ndahet në mënyrë të barabartë mes njerëzve dhe makinerive në vitin 2025, me kompjuterat që mbajnë barrën më të madhe në aspektin e procesimit të të dhënave, detyrave administrative dhe punët rutinë manuale. Kjo do të kërkojë një nivel të madh të përditësimit të aftësive nga punëdhënësit, për të siguruar që stafi është i pajisur në të ardhmen.

Sipas forumit, gjysma e të gjithë punëtorëve do të kenë nevojë për trajnim në 5 vitet e ardhshme.   Kriza e koronavirusit ka goditur ekonominë botërore dhe ka rrezikur miliona vende pune, me sektorë si udhëtimi dhe artet që janë goditur më rëndë. “Automatizimi, së bashku me recesionin e Covid-19, po krijojnë një skenar të goditjes së dyfishtë për punëtorët”- theksohet në raport.  Ndër vendet e punës që pritet të humbasin ndaj makinerive deri në vitin 2025 janë; futjet e të dhënave, sekretarët administrative dhe ekzekutiv, kontabilistët dhe audituesit,manaxherët e shërbimeve dhe administrimit, punëtorët e informimit dhe shërbimit të klientit si dhe mekanikët e riparuesit e makinerive.

Artikulli i mëparshëmKryeministri armen i nxit qytetarët: Paraqituni në front, asnjë zgjidhje diplomatike e mundur
Artikulli i radhësSeks online para kamerës së Zoom gjatë “mbledhjes”, shkarkohet gazetari dhe shkrimtari i njohur