Qiproja, Greqia, Egjipti-Turqisë: Lëri inatet, bashkohu me ne!

0

Udhëheqësit e Qipros, Egjiptit dhe Greqisë sot bënë sërish një ftesë për Turqinë për t’u bashkuar në partneritet me ta dhe për të patur përfitime të depozitave të gazit në det të hapur, ndërsa i kërkuan Ankarasë t’u japë fund veprimeve të saj “agresive” në Mesdheun lindor.

Takimi i tyre një ditor rajonal në Qipro erdhi mes tensioneve të larta midis fqinjëve dhe aleatëve të NATO-s Greqi dhe Turqi mbi kufijtë detarë, pasi Ankaraja dërgoi një anije kërkimore, të shoqëruar nga anije luftarake, në ujërat e diskutueshme midis ishujve grekë, Turqisë Jugore dhe Qipros. Turqia ka dërguar gjithashtu anije shpimi atje ku Qipro thotë se ka të drejta ekskluzive ekonomike.

Bisedimet midis Presidentit qipriot, Nicos Anastasiades, Presidentit egjiptian Abdel-Fattah el-Sissi dhe Kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis përfshinë bashkëpunimin në fusha të ndryshme duke filluar nga energjia deri në luftën e terrorizmit.

Të tre dënuan “provokimet” e shumta të Turqisë që ata thanë se kanë përshkallëzuar ashpër tensionet dhe po kërcënojnë paqen rajonale.

Koha e këtij takimi trepalësh përkon me rreziqet shtesë që janë krijuar fatkeqësisht nga udhëheqja e Turqisë e cila ëndërron praktika perandorake dhe veprime agresive nga Siria, në Libi, nga Somalia në Qipro, nga Egjeu në Grupin e Kaukuzit,” tha Mitsotakis.

Por të dy Mitsotakis dhe Anastasiades i ofruan Turqisë një vend brenda partneritetit mes tre vendeve nëse Ankaraja heq dorë nga lufta e saj.

“E them sërish që Turqia mund të marrë pjesë në partneritetin tonë, askush nuk e përjashtoi atë që nga fillimi,” tha Mitsotakis. “Por më shumë sesa një jo nga ne, ajo që e margjinalizon atë janë veprimet e veta për fat të keq.”

Turqia pretendon pellgje të mëdha të Mesdheut lindor si të vetat dhe thotë se po mbron gjithashtu të drejtat e energjisë të qipriotëve të shkëputur nga Qiproja në Qipron e ndarë nga lufta.

Greqia dhe Qiproja kanë nënshkruar marrëveshje kufitare detare me Egjiptin. Këto hedhin poshtë një marrëveshje të ngjashme që Ankaraja nënshkroi me qeverinë me bazë në Tripoli të Libisë si “ligjërisht të pavlefshme”.

Mitsotakis tha se Turqia ka transportuar “mercenarë sirianë” në Libi, duke përhapur “qelizat e terrorit” në Afrikën veriore që kërcënojnë sigurinë e Evropës.

Udhëheqësi grek përsëriti një thirrje për partnerët e Bashkimit Evropian për të ndaluar shitjet e armëve në Turqi dhe për të marrë parasysh “shumë shkelje” të Ankarasë, bllokimin e bashkimit të saj doganor në bllokun prej 27 anëtarësh etj.

“Një vend i tretë që është një kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk mund të përjashtohet nga detyrimet doganore, të shijojë përfitimet e tregut të përbashkët dhe në të njëjtën kohë të kërcënojë kufijtë lindorë të Bashkimit Evropian dhe të shkaktojë përmbysje në të gjithë Mesdheun,” tha Mitsotakis.

Anastasiades vlerësoi Egjiptin si një “partner të rëndësishëm të BE” dhe një “agjent të stabilitetit rajonal” për shkak të përpjekjeve të tij për të luftuar terrorizmin dhe për të ndalur fluksin e migrantëve.

El-Sissi tha se megjithëse vendi i tij pret pesë milion refugjatë, nuk e ka përdorur kurrë këtë gjë për të patur përfitime politike ose ekonomike nga BE. Turqia po merr ndihmë të konsiderueshme financiare nga Brukseli për t’u kujdesur për popullsinë e saj të madhe të refugjatëve, dhe me të cilët ajo ka kërcënuar vazhdimisht se do të lejojë të hyjë në Evropë përmes Greqisë.

Artikulli i mëparshëmTakoi ministrin grek, Beleri: E mallëngjeva me foton e origjinës! Covid ndalon “kujtimin” e Kacifas
Artikulli i radhësPD: Buxheti 2021, mashtrim elektoral dhe një përpjekje për të vjedhur deri në minutën e fundit