U shty njëherë, por Koronavirusi nuk e lejon zhvillimin e tij. UEFA vendos të anulojë Europianin e…

0
UEFA

Pas shtyrjes dy herë, UEFA ka vendosur të anulojë përfundimisht Europianin për U19. Ky vendim vjen si shkak i përhapjes me shpejtësi të Koronavirusit, që nuk ndalet me infektimet.

Europiani i planifikuar për tu zhvilluar në Irlandën e Veriut është anuluar dhe nuk do të zhvillohet më.

Fillimisht Europiani për U19, ishte planifikuar të zhvillohej në korrik të këtij viti, por për shkak të situatës së krijuar u shty për në nëntor, diçka që përsëri nuk do të ndodhë dhe për këtë arsye është vendosur që të anulohet dhe të mos luhet më.

Një lajm aspak i mirë ky për shumë të rinj, që ishin përgatitur të luanin në një kompeticion të madh, por situata e krijuar ia u bën të pamundur.

Artikulli i mëparshëmLacio i mahniti të gjithë në Champions, Del Piero i jep merita Tares: Na zbuloi atë që ishte qershia mbi tortë
Artikulli i radhësFOTO/ Luis Hemiltonit i çahet goma në autostradë, shikoni çfarë bën piloti britanik