Video/ Klas në këmbë e elegancë në fjalë, Pelé mbush 80 vjeç: “Shpresoj që Zoti të më presë si bëjnë këtu në Tokë”

0

Edson Arantes do Nascimento, për të gjithë i njohur si Pelé, në 23 tetor do të mbushë 80 vjeç. Në Brazil është duke u organizuar një festë e madhe për “O Rei” e në atdheun e futbollit në këto ditë janë të ndryshme celebrimet për Zotin e futbollit. “Falenderoj Zotin që më bëri të arrij deri në këtë moshë në shëndet e i kthjellët. Jo shumë inteligjent, por i kthjellët” ka bërë shaka Pelé përmes një video mesazhi i shpërndarë nga mediat braziliane. “Futbollisti i Shekullit” për Fifa-n ka shtuar më pas: “Shpresoj që kur të shkoj në qiell, Zoti të më presë si bëjnë këtu në Tokë, falë futbollit”.

Artikulli i mëparshëm‘Topi nuk është han me dy porta’, Rezart Veleshnja sqaron sherrin e shumë përfolur me Luana Vjollcen, tregon pse i fshiu fotot nga emisioni i parë
Artikulli i radhësShkoi me qese dhe u largua me taksi, talenti i Barcelonës që shënoi në Champions bën xhiron e internetit