VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm ndërpret Parlamentin, deputeti braktis foltoren nga frika

0
Jarðskjálfti á Alþingi: „Sitjiði róleg bara“

Reykjaviku dhe shumë zona të Islandës u tronditën dje nga një tërmet i fortë me madhësi 5.6 të shkallës Rihter.

Tërmeti fuqishëm ra në orën 15:43 dhe u ndje në të gjithë vendin, ku fatmirësisht nuk shkaktoi dëme ose viktima, por rezultoi në pezullimin e përkohshëm të seancës në parlament.

Nga pamjet e publikuara në mediat islandeze shihet teksa deputetë janë frikësuar nga tronditjet e forta, ndërsa seanca u ndërpre për 15 minuta, deri në qetësimin e situatës.

Sipas Institutit Meteorologjik të Islandës, epiqendra ishte 20 kilometra larg kryeqytetit, pranë zonës gjeotermale Celton.

Artikulli i mëparshëmMbreti i çmendurive/ Miliarda USD, katër gra, dashnore dhe shërbëtore që i zvarriten
Artikulli i radhësBelgjikë, edhe Ministrja e Jashtme përfundon në kujdes intensiv prej COVID-19