5 orë në Komisariat / Eduart Ndocaj zbulon politikanin e njohur që qëndron pas urdhrit për ta shoqëruar në polici: Ndihem shumë keq nga gjendja shëndetësore

0
5 orë në Komisariat / Eduart Ndocaj zbulon politikanin e njohur

Ish- deputeti Eduart Ndocaj ka hedhur akuza ndaj uniformave blu pasi e liruan nga komisariati, duke thënë se e kanë trajtuar si të ishte krimineli më i madh i vendit.

“Më shoqëruan sikur të isha njeriu më i rrezikshëm në vend. Shoqërimi ishte kapriço e kryetarit të bashkisë, t’i binte në sy Ramës. Nuk më është dhënë mundësia të marr një avokat në telefon, të njoftoj familjen, të marr mjekim, të  marr pjesë në eventin e përurimit të shtëpisë. Unë e quaj veten ish- deputet të kryeministrit, një përfaqësues dinjitoz i ligjit, doja të merrja pjesë në atë takim, se Fishta nuk është i Ramës dhe as i Pjerin Ndreut. Ndihem shumë keq nga gjendja shëndetësore, kisha dhe mikun tim Italian”, tha Ndocaj për Report Tv.

Artikulli i mëparshëmMediat zbardhin detajet tronditëse: Bashkëshortja e Kim Jong Un mund të jetë ekzekutuar!
Artikulli i radhësNdodh e shumëpritura! Ishte në koma që në 2005, Princin e Arabisë Saudite lëviz gishtat pasi dëgjon…