Pas lajmit të publikuar, se Kim Jong-un, ka ndërruar jetë, mediat e huaja kanë nisur të flasin edhe për fatin e gruas së diktatorit të Koresë së Veriut. Kjo e fundit është Ri Sol-ju, 31-vjeç dhe rezulton e zhdukur prej nëntë muajsh.
Hera e fundit që lideri korean dhe gruaja e tij janë parë bashkë ka qenë data 25 janar, në një teatër në Penian. Deri tani dyshohet se Ri Sol-ju po vuan nga një problem shëndetësor, ndërsa të tjerë dyshojnë se ajo është ekzekutuar në mënyrë misterioze. Disa burime aludojnë se ajo po kujdeset për tezen e Kim, Kim Koyong-hui, e cila është e sëmurë prej kohësh, teksa shumë zëra shprehen se Ri Sol-ju po merret me edukimin e vajzës së tyre.