Meta kthen me dekret ndalimin e koalicioneve në zgjedhje. I drejtohet Venecias

0

Presidenti Ilir Meta ka kthyer mbrapsh në Kuvend, Kodin Zgjedhor të miratuar në mënyrë të njëashme nga Edi Rama dhe të rekrutuarit e tij brenda opozitës së re qe kishte si qëllim tv pengonte opozitvn të garonte brenda një koalicioni në zgjedhjet e ardhshme.

Në dekret ky veprim argumentohet me faktin se maxhoranca duhet të reflektojë duke rishikuar kodin. Po ashtu, në këtë dekret thuhet se kryeministri Edi Rama shkeli marrëveshjen e ‘5 qershorit’. “Këto ndryshime të rregullave zgjedhore, cenojnë parimet demokratike ndërkombëtare të realizimit të një procesit zgjedhor përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme” lexohet në argumentimin prej 81 faqesh të hartuar nga presidenca.

Duke theksuar se ndryshimet e nëanshme të kodit zgjedhor u bënë pa konsensus me opozitën si dhe duke injoruar kërkesën e saj për tu konsultuar me OSBE-ODHIR, presidenti i është drejtuar Komisionit të Venecias në të cilin ka fituar deri më tani tre beteja juridike kundër shumicës qeverisëse. “Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese funksionale; dhe në respektim të kërkesës zyrtare që më është paraqitur nga Kryetari i Opozitës së Bashkuar për marrjen e një opinioni pranë Komisionit të Venecias, si President i Republikës, në datën 21 tetor 2020, i jam drejtuar me një kërkesë urgjente Komisionit Europian për Demokraci përmes Ligjit (Komisionit të Venecias) për një opinion të specializuar dhe objektiv mbi këtë proces”, thuhet në argumentim.

Ndonëse shumica parlamentare nuk ka gjasë të tërhiqet nga ajo që ka votuar gje që e ka konfirmuar edhe rama me gojën e tij, Meta i bëri sërish mazhorancës një ftesë për reflektim. Por më shumë sesa për të kthyer mbrapsht këtë ndryshim rregullash loje në favor të PS, duket se tani beteja po bëhet për të fituar betejën morale në sytë e publikut.

Pikat kryesore të argumentimit të Metës kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

Pengon integrimin

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë realizuar në mënyrë të njëanshme, pa konsensus gjithëpërfshirës dhe bien ndesh me frymën kushteve të vendosura nga Këshilli Europian në datë 25 Mars 2020 dhe plotësimin e 15-kushteve përpara zhvillimit të konferencës së parë ndërqeveritare. Ndryshimet e njëanshme cenojnë kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian, çka do të përkthehet me një tjetër vendim negativ për Shqipërinë, duke cenuar drejtpërdrejt ecurinë e procesit të integrimit europian të vendit.

Anashkalon rekomandimet e Venecias

Këto ndryshime të njëanshme në Kodin Zgjedhor janë në kundërshtim flagrant me parimet dhe standardet evropiane të vendosura nga Komisioni i Venecias në Kodin e Praktikave të Mira për Çështjet Zgjedhore, si udhërrëfyesi i vetëm për vendet e Këshillit të Europës për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, të lira e të ndershme;

Diskriminon opozitën

Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 Tetor, për shkak të pozitave diskriminuese që ato përmbajnë krijojnë një terren shumë polarizues në vend. Kjo pozitë rëndohet edhe më shumë para faktit që në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, çdo kundërshtim i këtyre dispozitave lidhur me antikushtetutshmërinë e tyre nuk mund të marrë së shpejti një përgjigje përfundimtare;- Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor cenojnë frymën dhe themelin e dakordësisë së arritur në vend përmes Marrëveshjeve të forcave politike të datës 14 Janar dhe 5 Qershor 2020, të cilat kishin si qëllim të garantonin një minimum standardesh për zgjedhjet në Shqipëri;

Favorizon PS

Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor përpiqen të krijojnë një ambient elektoral rregullash që favorizojnë mazhorancën qeverisëse ku përmes rregullave ambigue e të fshehura, ato do të ndikojnë në leximin real, të qartë dhe objektiv të vullnetit të sovranit në këtë proces zgjedhor;

Polarizon skenën politike

Ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor, krijojnë rrezik që procesi para-elektoral, ai i fushatës elektorale, i votimit, numrit, dhe ai ankimor deri në nxjerrjen e rezultatit zgjedhor, të zhvillohet nën një klimë të polarizuar politike, antagoniste, të mungesës së besimit ndërmjet palëve, që rrjedhimisht mund të sjellin si pasojë cenimin e standardeve zgjedhore, prishjen e paqes sociale dhe mundësinë e rritjes së tensionit në jetën shoqërore në vend;

Ndryshon rregullat në mes të garës

Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, janë realizuar ndërkohë që Presidenti i Republikës që prej datës 6 shtator 2020 me Dekretin nr. 11700, ka caktuar datën e zgjedhjeve për Kuvendin, ditë e diel, datë 25 prill 2021, duke prishur kështu rregullat e një procesi zgjedhor që tashmë ka filluar, në shkelje të parimeve demokratike;

Cënon barazinë e votës

Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votës.

Artikulli i mëparshëmU skualifikua nga gara për deputet, reagon Tritan Shehu: Vendimin e kanë tagër vetëm Basha dhe…
Artikulli i radhësDeputetja socialiste shtatzënë, rezulton e infektuar me koronavirus