Aktorja e famshme turke Tuba Unsal po përballet me 1 vit burg për shkak të një skandali tradhtie që prej kohësh ka pushtuar mediat turke. Modelja spanjolle, Elisabeth Mas Vall ka ngritur padi ndaj aktores pasi pretendon se ajo e ka rrahur në një restorant kur e kapi mat me bashkëshortin e saj.
Pak kohë më parë Elisabeth shkoi në një restorant për të folur me bashkëshortin e saj Caner Karaloglu, i cili e tradhtoi me aktoren turke. Por atje ajo pretendon se u dhunua si nga bashkëshorti, edhe nga e dashura e tij, aktorja Tuba Unsal.
Karaloglu rrezikon deri në 5 vite burg për sulm dhe fyerje, ndërsa Unsal rrezikon 1 vit burg. Në padinë e ngritur, modelja pretendon se aktorja e tërhoqi nga flokët dhe e goditi.