Polonia ndalon abortin dhe në rast se fetusi është i deformuar

0
Poland's top court rules out abortions due to fetal defects - Milford Mirror

Në Poloni është e ndaluar të abortosh në rast se fetusi është i deformuar. Gjykata kushtetuese e Varshavës vendosi se aborti për shkak të sëmundjeve apo defekteve të fetusit, është i paligjshëm., raporton BBC.

Gjykata i është përgjigjur në këtë mënyrë apelit të prezantuar nga 119 deputetë tre vite më parë. Praktikisht në Poloni është e pamundur që të abortosh në mënyrë të ligjshme.

Në vitin 1993 ishte arritur një marrëveshje mes forcave të ndryshme politike që lejonte abortin për tre arsye: defekte të fetusit, përdhunim dhe rrezikshmëri për jetën e gruas. Në vitin 2019, sipas të dhënave zyrtare në Poloni u regjistruan mbi një mijë aborte, 90 për qind e të cilëve pikërisht për shkak të defekteve dhe patologjive të pakthyeshme të fetusit, transmeton abcnews.al

Në pritje të vendimit, para ndërtesës së gjykatës së lartë u mbajtën protesta nga mbështetës të të dyja palëve: pro dhe kundër abortit.

Për komisioneren e të drejtave të njeriut të këshillit të Europës, Dunja Mijatovic, ky vendim përbën shkelje të të drejtave të njeriut. Sipas saj tani abortet do të kryhen në mënyrë klandestine ose jashtë vendit për ata që mund të paguajnë.

Në këtë çështje ka ndërhyrë dhe Donald Tusk, ish president i këshillit europian, polak. Ai u shpreh se të vendosësh të ndalosh abortin, në kohë pandemie, e cila po përhapet, jo vetëm që është cinizëm por është keqdashje politike. Tusk theksoi se pjesa më e madhe e gjykatësve që morën vendimin nuk janë të pavarur pasi janë emëruar nga partia Ligj dhe Drejtësi, që është në pushtet.

Artikulli i mëparshëmVijojnë shifrat rekord nga Covid-19, konfirmohen 306 raste pozitive, ndërrojnë jetë 4 pacientë
Artikulli i radhësKomisioni me “dorë të hekurt”, largon nga listat e PD Salianjin, Hasën, Shehun dhe Kosovën