Ambasada e SHBA-së në Turqi jep alarmin për një sulm të mundshëm terrorist në Stamboll/ Në rrezik shtetasit amerikanë dhe të huajt

0

Misioni i SHBA-së në Turqi lëshoi një paralajmërim për qytetarët amerikanë të premten, për një kërcënim të mundshëm të një sulmi terrorist në Stamboll ose diku tjetër në vend.

“Misioni i SHBA-së mori raporte të besueshme për sulme të mundshme terroriste dhe rrëmbime kundër shtetasve amerikanë dhe shtetasve të huaj në Stamboll, përfshirë sulm kundër Konsullatës së Përgjithshme të SHBA-së si dhe vendeve të tjera në Turqi”, sipas një alarmi të sigurisë të lëshuar të premten.

Alarmi iu bëri thirrje qytetarëve të SHBA-së të bëjnë kujdes të shtuar në vendet ku mund të mblidhen shtetasit amerikanë ose edhe të huajt, përfshirë ndërtesa të mëdha zyrash ose qendra tregtare, shkruan CNN.

Departamenti i Shtetit nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme dhe informacione mbi kërcënimin.

Artikulli i mëparshëmEtiopia, vendi ku nëse refuzoni të mbani maskë, dënoheni me dy vjet burg
Artikulli i radhësNetanyahu: Normalizimi me Sudanin, një kthesë e jashtëzakonshme