Ndalohet sot qarkullimi në ish-sheshin Shqiponja, shoferëve u kërkohet të përdorin akse të tjera

0

Prej ditës së sotme do të ndalohet qarkullimi i makinave tek ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë. Kjo për shkak të punimeve për ndërtimin e Unazës së Madhe tek zona e Astirit.

Në një konferencë të përbashkët ndërmjet ARRSH-së dhe Policisë së Shtetit u bë me dije se kalimi do të jetë i mundur vetëm për ambulancat, ndërsa iu kërkohet drejtuesve të mjeteve të zgjedhin akse të tjera për kalimin e tyre.

“Plani është dinamik me ecjen e punimeve. Në rrugë do kenë akses vetëm abulancat. Lutemi drejtuesve që vijnë nga Jugu i vendit të zgjedhin për kalim aksin Tiranë-Elbasan, kurse ata që vijnë nga Kavaja të përdorin aksin nga Ndroqi”,- tha përfaqësuesi i policisë.

Situata mësohet se do të jetë e përkohshme, ndërra paraprakisht thuhet se do të zgjasë 3 apo 4 muaj.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19/ E ardhme e pasigurt!
Artikulli i radhësItali/ Theu ligjin e karantinës, 65-vjeçarja akuzon fqinjët: Janë spiunë