Atentat shqiptarit në Itali

0

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Asti, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë ndaj një shqiptari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në Massaia.

Shënjestër e atentatit ka qenë një shqiptar 40-vjeçar me precedentë të shumtë penalë.

Ai ka qenë duke kaluar rrugën në këmbë, kur është qëlluar me një pistoletë, nga një person që ndodhej në një makinë.

Shqiptari kishte rënë në tokë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës, i cili kishte dëgjuar krismën dhe kishte zbritur në rrugë.

Ai është dërguar në spital, ku pas një operacioni 5 orësh i është hequr plumbi, por gjendja e tij është e rëndë.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me atentatin.

Artikulli i mëparshëmFOTO/ Aksident i rëndë në Tiranë
Artikulli i radhësShkencëtarët në SHBA: Jemi drejt krijimit të maskës që vret në ajër koronavirusin