Danimarka kërkon test negativ COVID-19 për punëtorët e huaj të përkohshëm

0

Danimarka ka në plan të prezantojë një kërkesë që punëtorët e huaj të përkohshëm, të cilët vijnë nga vendet me norma të larta të COVID-19, të paraqesin një test negativ për virusin në hyrje, njoftoi sot qeveria.

“Testi negativ duhet të bëhet jo më shumë se 72 orë para se të udhëtoni në Danimarkë”, tha Peter Hummelgaard, ministri i Punësimit, raporton ATSh.

“Kërkesa do të zbatohet për punonjësit nga vendet me rrezik të lartë”, shtoi ai.

Sipas Ministrisë së Punësimit, shumica e vendeve në Europë përfshihen në këtë përkufizim.

Përjashtimet nga testi do të zbatohen për punonjësit që udhëtojnë çdo ditë dhe ata që përfshihen në shpërndarjen e mallrave të rëndësishëm, siç janë ilaçet dhe ushqimi.

Kjo masa është pjesë e përpjekjeve për frenimin e përhapjes së virusit.

Artikulli i mëparshëmVirologu italian kundër “histerisë” së pandemisë COVID-19: Një karantinë tjetër do të ishte vdekjeprurëse
Artikulli i radhësNë rast fluksi nga COVID-19, Zvicra do t’i mohojë spitalin personave mbi 85 vjeç