Eksperti amerikan i sëmundjeve infective, dr. Anthony Fauci, tha të dielën se do të ishte e qartë nëse një vaksinë COVID-19 ishte e sigurt dhe efektive deri në fillim të dhjetorit, por vaksinimi në masë nuk do të ishte i mundur përveçse vonë gjatë 2021-it.
“Ne do të dimë nëse një vaksinë është e sigurt dhe efektive nga fundi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit,” i tha Fauci BBC.
“Kur flisni për vaksinimin e një pjese të konsiderueshme të popullsisë, në mënyrë që të keni një ndikim të rëndësishëm në dinamikën e shpërthimit, kjo ka shumë të ngjarë të mos ndodhë deri në tremujorin e dytë ose të tretë të vitit.”