Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Mësohet se një person është në gjendje të rëndë, pasi është përplasur nga një makinë.
Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Institutit në Tiranë, thanë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe ambulancat, duke e dërguar të plagosurin në spital.
Shoferi është shoqëruar për hetimet e mëtejshme.