”Ka nevojë për trajtim mendor”, marrëdhëniet Francë-Turqi në kulmin e krizës, Macron bën lëvizjen që nuk pritej pas deklaratës së bujshme të Erdogan

0
”Ka nevojë për trajtim mendor”, marrëdhëniet

Përplasja Macron- Erdogan lindi fill pas tensioneve në Mesdheun Lindor ku Franca hapur mbështeti Greqinë fuqimisht dhe kundërshtoi Turqinë.

Por ditët e fundit, Franca dhe Turqia tashmë kanë kapur kulmin e krizës së marrëdhënieve diplomatike.

Franca të Shtunën tha se po tërhiqte të dërguarin e saj në Turqi për konsultime pas komenteve nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan

Fillimisht ishte Erdogan që e akuzoi Macronin për mënyrën si i trajtonte myslimanët si President në Francë.

“Çfarë mund të thuhet për një kryetar shteti që trajton miliona anëtarë nga grupe të ndryshme besimi në këtë mënyrë: së pari, të bëjë kontrolle mendore. Cili është problemi individual i Macron me Islamin dhe me muslimanët? Macron ka nevojë për trajtim mendor”. tha Erdogan.

Pas këtij sulmi të fundit, Presidenca franceze ka reaguar dhe ka dënuar deklaratat e Erdogan duke i kërkuar Presidentit turk të ndryshojë.

“Komentet e Presidentit Erdogan janë të papranueshme. Teprica dhe vrazhdësia nuk janë një metodë. Ne kërkojmë që Erdogan të ndryshojë rrjedhën e politikës së tij sepse është e rrezikshme në çdo aspekt,” i tha zyrtari i Elyzesë.

Artikulli i mëparshëmKujdes! Ekspertët japin alarmin dhe tregojnë çfarë duhet të bëni me maskën tuaj çdo ditë: Rrezikoheni nga shumë sëmundje
Artikulli i radhësMeta: Testim, testim, testim! Kjo kërkesë sot, më urgjente se kurrë!