Kujdes! Ekspertët japin alarmin dhe tregojnë çfarë duhet të bëni me maskën tuaj çdo ditë: Rrezikoheni nga shumë sëmundje

0
Kujdes! Ekspertët japin alarmin dhe tregojnë çfarë duhet

I vendosim ato në fytyrë çdo ditë, qeshim, teshtijmë, dhe i ndotim me spërklat tona të pështymës. Pastaj i futim në çantë ose në xhep, vetëm sa për t’i rinxjerrë dhe filluar ngae para. Por, përkundër këshillave zyrtare që duhet të kemi një maskë të pastër sa herë që hyjmë në një hapësirë ??publike të mbyllur, një sondazh i YouGov zbuloi se shumë njerëz po i përdorin maskat shumë herë midis 2 larjeve.

Ndërkohë 15 për qind e britanikëve, nuk i lajnë fare maskat e tyre të ripërdorshme. Maskat e fytyrës janë krijuar për të penguar përhapjen e spërklave që lëshojmë nga goja dhe hundët tona. Por duke qenë se ato janë spërklat tona, a është vërtet kjo gjë kaq e keqe? Le të shohim faktet.

Sa ndoten maskat e fytyrës, dhe me çfarë lloj mikrobesh?

Nëse do të shkundnit maskën tuaj të përdorur në një pjatë petri në laborator, do të gjenit një shumëllojshmëri bakteresh, virusesh dhe kërpudhash. “Shumica ka të ngjarë të jenë të padëmshme, pasi baktere të tilla gjenden në duart, hundën, gojën apo shumë pjesë të tjera të trupit tuaj”- thotë profesor Keth Noks, ekspert në transmetimin e sëmundjeve ajrore në Universitetin e Lidsit. Por e kombinuar me fërkimin pas lëkurës, dhe lagështinë e shoqëruar me mbajtjen e gjatë të maskës, kjo përzierje mikrobike mund të shkaktojë shpërthime epidemike të “maskneve”.

Ky është një term i krijuar, për të përkufizuar të gjitha llojet e skuqjeve të fytyrës të lidhura me mbajtjen e maskave, përfshirë aknet, thotë dr.Tivi Marutapu, dermatologe në spitalin Highgate dhe zëdhënës i Fondacionit Britanik të Lëkurës. “Meqë maskat mund të jenë një burim për bakteret, kërpudhat dhe viruset, unë do t’ju rekomandoja ta lani çdo ditë maskën, sidomos nëse e përdorni atë çdo ditë. Pëlhurat e buta si pambuku, kanë më pak të ngjarë të shkaktojnë fërkime sesa fijet sintetike”-shton ajo.

Cili është rreziku për t’u prekur nga Covid-19 nga një maskë e pistë?

Nëse do të ishit prekur nga Covid-19, atëherë maska juaj e fytyrës do të ishte e ndotur më shumë me koronavirus, ashtu si edhe me bakteret dhe viruset e tjera. Maska juaj do të përbënte rrezik për të tjerët nëse ata do ta mbanin atë, ndaj nuk duhet ta shkëmbeni maskën tuaj me dikë tjetër, apo të prekni dikë tjetër pa larë mirë duart.

Ndërkohë frymëmarrja e të tjerëve, është një çështje tjetër. Një studim i vitit 2019 me punonjësit e kujdesit shëndetësor në Britni, identifikoi viruse të ndryshme të frymëmarrjes në pjesën e jashtme të maskave të tyre, përfshirë gripin dhe adenovirusin, një shkak i të ftohurës së zakonshme.

Pra, sa shpesh duhet ta lani maskën e bërë prej rrobave?

Në mënyrë ideale, çdo herë pasi e keni veshur. Larja e shpeshtë, është veçanërisht e rëndësishme nëse jeni në kontakt me individë të prekshëm, thotë profesor Uilliam Ristenpart, inxhinier kimik në Universitetin e Kalifornisë. Ai zbuloi kohët e fundit, se virusi i gripit mund të udhëtonte në grimcat e ndotura të pluhurit, të lëshuara nga një pjesë e kontaminuar e maskës.

Një larje më ujë të nxehtë është më e mira, edhe pse maskat mund të futen në lavatriçe me rrobat e tjera. Larja duhet të bëhet në ujë me temperaturë të paktën 60 gradë. Një studim zbuloi se maskat prej rrobe të punonjësve në spitalet e Vietnamit, jo vetëm që e nuk mbronin stafin, por ato mund të kishin rritur rrezikun nga Covid-19. Një analizë e mëtejshme zbuloi se problem nuk ishin maskat në vetvete, por fakti që ato laheshin shpesh me dorë.

Pse ju duhet një vendi i veçantë për maskën?

Pasi çantat dhe xhepat, ku gjenden shpesh çelësat dhe duart e palara, mund të jenë të pista. Ekziston gjithashtu një rrezik i vogël, që maska ??juaj të kontaminojë sende të tjera. “Unë gjithmonë do të rekomandoja trajtimin e maskës, sikur ajo të jetë e ndotur”- thotë Noks.

A mund ta spërkas maskën time me alkool ose dezinfektues, në vend se ta laj?

Jo, pasi rrezikoni të thithni kimikate nga dezinfektuesi. “Gjithashtu, mos harroni se larja e maskës nuk bëhet vetëm për të hequr çdo prani të koronavirusit, por për të hequr të gjitha mikrobet e tjera dhe djersën nga maska juaj e fytyrës”-thotë Noks.

Artikulli i mëparshëmNuk është më sekret/ Fifi bën publike lidhjen e saj të dashurisë, ja kush është djali simpatik që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares shqiptare (FOTO)
Artikulli i radhës”Ka nevojë për trajtim mendor”, marrëdhëniet Francë-Turqi në kulmin e krizës, Macron bën lëvizjen që nuk pritej pas deklaratës së bujshme të Erdogan