Videoja e publikuar më poshtë shfaq mjetin e blinduar që ka edhe një mitraloz 100 mm, shkatërron plotësisht murin mbrojtës të aeroportit.
Alexander Zherebtsov, 29-vjeç, alarmoi banorët e zonës duke vozitur mjetin e blinduar të tipit BMP-3 nëpër rrugët me plotë vetura civile, dhe atë me një shpejtësi marramendëse duke marrë parasysh peshën e mjetit të blinduar.
Ai madje për pak sa nuk e godet një shtëpi e cila ishte jo larg rrethojës së aeroportit ndërkombëtar të Volgogradit. E me Zherebstovin brenda në mjet ishte edhe Dmitry Nirozneskov.
E pas intervenimit të policisë ushtarake dyshja kanë përfunduar në pranga, e lajmin e ka konfirmuar edhe Ministria ruse e Mbrojtjes, duke mos pranuar të tregojë nëse ata ishin vërtetë të dehur.