Në qytezën Majemi, në Teksas, të gjithë mbështesin Donald Trump.
Të gjithë janë republikanë të thekur dhe në vitin 2016, 524 nga 550 votues hodhën votën për Presidentin aktual. Ata 26 që nuk e bënë këtë gjë, u përjashtuan nga aktivitetet e komunitetit.
Pra, mirësevini në qytezën Trump, aty ku vetëm nëse përmend emrin e Joe Biden mund të përcillesh nën kërcënimin e armës.
Një grua që nuk e mbështet Donald Trumpin tha për “Mirror” se ka humbur shumë miq për pikëpamjet e saj politike: “Është çmenduri këtu. Nuk mund të kesh miqësi me dikë nëse nuk je me Trumpin. Ndihem si dele e zezë”.