Rritja e infektimeve/ Kryeministri Italian firmos dekretin për masat e reja kundër Covid-19

0
Italy government feud: PM Conte slams minister Salvini as 'disloyal' |  Euronews

Kryeministri Italian Giuseppe Conte ka firmosur masat e reja shtrënguese me qëllim uljen e kurbës së infektimeve nga koronavirusi.

Dekreti parashikon kufizimin në orar të restoranteve, bareve dhe të pastiçerive dhe masat do të hyjnë në fuqi duke filluar nga dita e hënë.

Sikurse mësohet mbyllja e restoranteve dhe bareve pas orës 18:00 pritet të hyjë në fuqi më 26 tetor.

Konsumimi në tryezë duhet të kryehet me jo më shumë se 4 persona të pranishëm, me kusht që të jenë të gjithë persona që jetojnë së bashku.

Sikurse raporton Tgcom, po shkohet po ashtu drejt mbylljes së palestrave, pishinave, sallave të lojërave. Drafti i dekretit të ri përmban edhe mbylljen e qendrave tregtare në fundjavë, si dhe mbylljen e kinemave dhe teatrove.

Artikulli i mëparshëmTaksa e inceneratorëve: Edhe kur Shqipëria u përmbyt, Qeveria favorizoi Klodian Zoton
Artikulli i radhësNa futën 15 veta në qeli, 4 me 4 metra, në kohë pandemie….