Ylli Manjani del me deklaratën e prerë si asnjëherë më parë: Ky është objektivi! Të tjerat janë llafe pa bukë

0
Ylli Manjani del me deklaratën e prerë si asnjëherë më

Avokati Ylli Manjani shkruan se ndërsa ne bëmë një reformë në drejtësi të thellë deri në çmenduri, na thanë që “jemi model për vendet e tjera” dhe se “rruga për BE është e hapur”, Maqedonia refuzoi të bënte të njëjtën reformë si kjo e jona, por ajo fillon negociatat me BE, ndërsa ne jo.

Më tej Manjani  shkruan se ‘mirë që na lanë jashtë Europës, por na katandisën edhe pa shtet!’

Në fund te shkrimit Manjani bën thirrje se duhet të themelohet Republika Europiane e Shqipërisë, ku sipas tij duhet të jetë objektivi ynë parësor.

Postimi i Manjanit

Si është e mundur?!

Ne bëmë një reformë në drejtësi të thellë deri në çmenduri. Na thanë që “jemi model për vendet e tjera” dhe se “rruga për BE është e hapur”…

Maqedonia rrefuzoi të bënte të njëjtën reformë si kjo e jona. Por ajo, që refuzon reformën tonë të mrekullueshme, fillon negociatat me BE, ndërsa ne jo!!!

Si ka mundësi?!

A mund të japë dikush, në vendimmarrjen tonë politike, llogari për këtë super mashtrim që iu bë Shqiptarëve, të cilët janë po aq europianë sa Maqenonasit?!

Mirë jashtë Europës, por na katandisën edhe pa shtet!!!

Kjo është e papranueshme!

Nxjerrja e vendit nga rruga Europiane është krye e keqja që na ka pllakosur.

Fjala vjen, incenerarorët janë të parekomanduara madje të ndaluara nga dokumentat zyrtarë të BE në raport me Shqipërinë.

Por ne i ndërtuam pasi u siguruam që kemi dalë nga rruga e Europës…

Ndaj rivendosja e vendit në rrugën drejt Europës është çështja/Projekti/ Programi/Alternativa.

Themelimi i Republikës Europiane të Shqipërisë duhet të jetë objektivi ynë parësor.

Të tjerat janë llafe pa bukë.

Artikulli i mëparshëmTragjike! Biznesmeni i njohur masakron me thikë bashkëshorten në vilën luksoze pasi largon djalin nga shtëpia
Artikulli i radhësEkspertja e PD për Shëndetësinë ‘plas bombën’, zbulon çfarë po ndodh brenda dyerve të Sanatariumit