Zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë, Melania Trump është vënë sërish në vëmendjen e mediave.
Një foto e bashkëshortes së Donald Trump, që duket e relaksuar dhe e qeshur në bordin e ‘Marine One’ i ka hedhur benzinë një teorie konspirative.
Janë të shumtë ata që dyshojnë se Presidenti Trump ka marrë me vete në fushatë një grua tjetër, që nuk është Zonja e Parë.
Rrjetet sociale janë mbushur plot me fotot e Melanias së buzëqeshur në bordin e avionit, duke rritur dyshimet se ajo është thjeshtë një figurante.
Teoria se Shtëpia e Bardhë përdor një sozi në vend të Melania Trump ka ekzistuar që prej vitit 2017.
Foto e shkrepur të dielën e riktheu këtë teori që deri më tani është hedhur poshtë nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.