BE i kërkoi të presë ‘Venecian’, Rama pas 2 ditësh mbyll në parlament Kodin …

0
BE i kërkoi të presë 'Venecian', Rama pas 2 ditësh mbyll në parlament Kodin ...

Duket se, Edi Rama, nuk ka asnjë dilemë në planin e tij për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ai ka vendosur që të ecë përpara me Kodin e ri Zgjedhor, edhe pse ka prishur marrëveshjen e “5 Qershorit” dhe po injoron BE-në dhe Komisionin e Venecias.

Vetëm pak pas kërkesës së prerë të Komisionerit Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, mazhoranca ka vendosur që të mos presë mendimin e Komisionit të Venecias për miratimin në Kuvend të Kodit Zgjedhor, siç ju kërkua publikisht nga komisionieri i BE.

Sipas ABC News votimi është future me urgjencë në rend dite në Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i cili do të mblidhet ditën e nesërme në orën 12:00.

Më pas këto ndryshime pritet të kalojnë në seancën e ditës së enjte në Kuvendin e Shqipërisë.

Presidenti Ilir Meta ktheu pak ditë më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara pa konsesusin e opozitës jashtëparlamentare, ndërkohë që ditën e sotme ai njoftoi se me kërkesën e këtyre forcave politike kishte kërkuar opinion nga Venecia. I menjëhershëm qe reagimi i Varhelyit i cili i bëri apel palëve politike që të presin Komisionin e Venecias për votimin në Kuvend.

Por nuk ishte i këtij qëndrimi kreu i qeverisë Edi Rama, i cili tha se Meta rrëzohet dhe miratohet nga Kuvendi, duke theksuar se nuk do të pritet Venecia, pasi votimi është çështje urgjente për t’i prirë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Artikulli i mëparshëmEkzekutohet para gruas 50-vjeçari në Fier (VIDEO)
Artikulli i radhësKodi zgjedhor/ Raportuesi i PPE: Rama të presë mendimin e Venecias