Gjysmë Hëna e Kuqe Siriane ka nisur një operacion për shpëtimin e fëmijëve shqiptarë që ndodhe në kampet siriane.
Sot janë shoqëruar 4 fëmijët e parë që do të sillen në Shqipëri.
Lajmi është dhënë nga Gjysëm Hëna e Kuqe siriane.
Pas këtij lajmi, ka reaguar edhe presidenca e Shqipërisë që ka falënderuar këtë shoqatë për nisjen e këtij operacioni humanitar.
‘Falënderojmë Gjysmë Hënën e Kuqe Siriane për lirimin e disa fëmijëve shqiptarë të kampit të Al-Hol, të cilët shumë shpejt do të kthehen në Shqipëri.
Tani punë për të kthyer të gjitha gratë dhe fëmijët që ndodhen në këtë kamp!’, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi.