Një tjetër legjendë e futbollit është prekur nga Koronavirusi. Bëhet fjalë për brazilianin Ronaldinho.
Ka qenë vetë 40-vjeçari, i cili ka konfirmuar se është pozitiv dhe nuk ka simptoma.
Për fat të mirë gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.
Si të mos mjaftonin telashet me drejtësinë, disa muaj më parë, ku u arrestua në Paraguai, me pasaporta false, legjenda braziliane duhet të përballet tani edhe me virusin që po bën namin në gjithë botën.