Floresha Kalemaj nuk ndalet, gruaja nga Fieri kërkon arrestimin e bashkëpunëtorëve që iu grabitën 100 mln lekë dhe ‘Benz’-in, akuza prokurores: Violeta Shkurta, e përfshirë në krim, ata po investojnë që të lirojnë shokët

0
I vodhën 100 milionë lekë biznesmenit, Apeli i dënon me 17 vite burg - Real  Story

Floresha Kalemaj, ‘viktima’ e një grabitjeje prej 100 milionë lekësh të vjetra, ngjarje që i tronditi jetën dhe familjen në vitin 2017, hedh akuza të forta ndaj prokurores Violeta Shkurta, që sipas saj, po pengon arrestimin e bashkëpunëtorëve të dy autorëve, tashmë të dënuar. Në një rrëfim ekskluziv për Dosja.alKalemaj shprehet se sot është ndalur në derën e Gjykatës së Apelit, për t’i kërkuar këtij institucioni, që të detyrojë prokuroren Shkurta që të vërë në zbatim vendimet e Gjykatës, për të sekuestruar materialet dhe bisedat e bëra në rrjetin social në ‘Facebook‘, të dy të dënuarve, Roland Latifi dhe Xhuljan Muça me përkatësisht 8 dhe 9 vite burg.

Kalemaj, biznesit të familjes të së cilës, Muça dhe Latifi i vodhën shumën prej 100 milionë lekësh në Levan të Fierit dhe një automjet të llojit “Mercedez Benz”, dyshon se grupi i hajdutëve është shumë më i madh. Ajo tregon edhe vendimet e Gjykatës, ku lexohet qartë se është kërkuar që Prokuroria të mbledhë materialet nga ‘Facebook’, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Sipas Kalemajt, prokurorja po bashkëpunon me krimin dhe se nuk dëshiron që bashkëpunëtorët e dy të rinjve të zbulohen. Gruaja shkon më tej, teksa thotë se këta bashkëpunëtorë, që ende nuk janë zbuluar, po lobojnë që Muça e Latifi të lirohen nga qelitë. Ajo shton gjithashtu se vetë ‘Facebook’, ka nisur shkresa drejt institucioneve shqiptare dhe është munduar të vihet në komunikim me ta, në lidhje me këtë çështje, por që sipas Kalemajt, gjithçka po pengohet me dorë të hekurt nga prokurorja Violeta Shkurta.

Vendimet e Gjykatës: 

3 / 6

“Në datën 29 maj në vitin 2017, na janë vjedhur 100 milionë lekë dhe automjeti i llojit “Benz”, në Levan të Fierit, nga Roland Latifi dhe Xhuljan Muça, të cilët sot me vendim të forms së prerë janë të dënuar me 8 vite Latifi dhe 9 vite Muça, i cili e kishte të përsëritur. Me vendim gjykate, është urdhëruar në adresat e dy të dënuarve të merren të dhënat nga kompania e Facebook, në Amerikë, sepse ka indicie që ka shumë të dhëna e materiale nga bisedat që kanë bërë këta dy të arrestuar në Facebook. Por, çfarë na ka ndodhur? Pikërisht Prokuroria, prokurorja Violeta Shkurta, prokurore në rrethin gjyqësor Fier, e ka bllokuar vendimin e Gjykatës dhe nuk pranon që të marrë prej dy vitesh, të dhënat nga Facebook, nga adresat e dy të arrestuarve, për gjetjen e bashkëpunëtorëve. Sepse këta dy të arrestuar, kishin bashkëpunëtorë në këtë vjedhje. Këta bashkëpunëtorë, po investojnë në lirimin e dy të arrestuarve. Gjetjen e këtyre bashkëpunëtorëve po e pengon Shkurta, e cila është hapur fare në bashkëpunim me krimin, sepse nuk po pranon që të vijnë materialet nga Facebook, dhe të zbardhet e vërteta se kush janë këta bashkëpunëtorë të këtyre të arrestuarve. Ne bëjmë një akuzë të drejtpërdrejtë për këtë prokurore, e cila po bashkëpunon me krimin. Gjykata ka nxjerrë dy vendime për marrjen e të dhënave nga Facebook, një vendim në datën 25.05.2018 dhe një vendim në datën 19.01.2018. Të dy këta vendime, prokurorja Violeta Shkurta, po i hedh poshtë vetëm për mbulimin e bashkëpunëtorëve, që të mos dalin kurrë. Si ka mundësi që nuk zbatohen dy vendime të Gjykatës, për nxjerrjen e bashkëpunëtorëve të kësaj vjedhjeve të madhe që ka ndodhur. Ne sot jemi në Gjykatën e Apelit, dhe kërkojmë që ta detyrojë prokurorinë të zbatojë këto vendime. Ka edhe diçka tjetër, Facebook, kërkon të komunikojë, ka dërguar shkresa, por Prokuroria po e pengon me dorë të hekurt,”- thotë Kalemaj.

Si ndodhi grabitja?

Ngjarja që u tronditi jetën familjes Kalemaj ka ndodhur në 29 Maj 2017. Në mëngjes herët, rreth orës 6.30, Xhemal dhe Floresha Kalemaj dalin nga shtëpia e tyre, në Fier dhe shkojnë në magazinën dhe dyqanin në pronësi të familjes, në Levan, ku shesin plehra kimike. Rrugën Fier-Levan, rreth 8 kilometra, e përshkojnë me automjetin Benz, që ishtë në pronësi të familjes, në bagazhin e të cilit ndodhej edhe shuma prej 10 milionë lekësh të reja. Burrë e grua, me të mbërritur pranë biznesit parkuan mjetin në anë të rrugës dhe shkuan për të shkarkuar kamionin, por makina u zhduk, bashkë me paratë që kishte brenda.

Kryefamiljari Xhemal Kalemaj u nis menjëherë në shtëpi me një mikun e tij, për të marrë një automjet të vjetër dhe më pas të vijonte kërkimet për Benz-in e vjedhur. Ndërkohë në shtëpi, grupi i hajdutëve kishte ndërhyrë gjithashtu. Ata kishin marrë çelësin rezervë të ‘Benz’-it, në mënyrë që grabitja të ishte sa më e lehtë. Bashkëshortët Kalemaj lajmëruan Policinë, që arriti të arrestonte Renaldo Latifin dhe Xhuliano Muçën. Të dy janë pas hekurave dhe të dënuar për ngjarjen ën fjalë, por Floresha nuk ndalet. Ajo kërkon ndëshkimin e të gjithë grupit të hajdutëve./dosja.al

Prokurorja Violeta Shkurta
Artikulli i mëparshëmLigji për abortin/ Protestuesit në Poloni bllokojnë rrugët
Artikulli i radhësZbehet ndikimi i partive pro-ruse në Qeverinë e re serbe. Në mënyrë të qartë, Moska është…