Mediat e huaja kanë shkruar për ardhjen në jetë të Princeshës shqiptare pak ditë më parë.
Daily Mail thekson se: “Princi i Kurorës së Shqipërisë Leka II dhe Princesha e Kurorës Elia kanë njoftuar lindjen e fëmijës së tyre të parë, një vajzë të quajtur Geraldinë”.
Shqipëria nuk ka pasur monarki për shumë vite, por ajo ka mirëpritur një foshnjë mbretërore!
Familja Mbretërore Shqiptare njoftoi lindjen e Lartësisë së saj Mbretërore, princeshës Geraldinë në 22 tetor 2020.
Princesha është fëmija i parë i Princit të Kurorës, Leka dhe gruas së tij, Princeshës së Kurorës Elia. Ajo lindi në orën 9.30 të mëngjesit në Maternitetin “Nëna Geraldinë” në Tiranë, Shqipëri. Nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Princesha Geraldinë mori emrin e stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Geraldinë, e cila ndërroi jetë më 22 tetor të vitit 2002.