Davinson Sanchez nuk i mungon kurajo. Në fund të fundit për të debatuar mediatikisht me Mourinho, duhet. Kolumbiani ka komentuar së fundmi batutën që Special One i ka bërë sapo ka mbërritur tek Tottenham, kur i ka kujtuar mbrojtësit se në finalen e Europa League fituar nga United kundër Ajax, Sanchez…kishte luajtur skandal. “Bashkëbisedimi ishte zbavitës, por nëse trajneri im më thotë dicka të tillë unë nuk mund të mos e pranoj problemin”, ka shpjeguar ai, sipas asaj që bën të ditur Goal. Por gjithësesi, meriton respekt ai që ka kaluar një fëmijëri të vështirë e që debati me portugezin i duket gjë e vogël.
Sanchez ka rrëfyer për The Sun se si ambjenti në të cilin është rritur nuk ishte ai më i miri. “Kam jetuar gjëra shumë të këqija, si droga e njerëzit që shkonin të vidhnin. Njoh miq që kanë marrë atë që unë e quaj rrugën më të thjeshtë, tani disa prej tyre kanë vdekur ose janë në burg”. Kur je i ri, si kanë shpjeguar shumë kolegë, ajo rrugë duket mënyra më e shpejtë për ti shpëtuar një jete të privuar, por kolumbiani nuk është ndjerë kurrë i tërhequr nga kriminaliteti. “Varet nga zgjedhjet e tua. Të marr rrugën më të lehtë nuk ka qenë kurrë një opsion për mua”.
Për mbrojtësin ishte një mision i vështirë edhe të shkonte në stërvitje. “Im atë më conte në stërvitje, por ndonjëherë ishte e komplikuar, sepse duhej edhe të punonte për të sjellë ushqim në shtëpi. Stërvitesha cdo ditë pas shkolle e pastaj merrja tre autobusë për tu kthyer në shtëpi, më duheshin gati dy orë. Më pas bëja detyrat, por ndonjëherë më zinte gjumi mbi libra”. Për të evituar ti humbiste para familjes, Sanchez mori një vendim; më mirë mjetet publike. “Një ditë, kur isha 10 apo 11 vjec, i thashë tim eti: ‘Kjo po na bën të humbasim para. E di ku kalojnë autobusët, tani jam aq i madh për të udhëtuar vetëm”. E udhëtimi e coi tek Ajax e pastaj Tottenham…