Goditi me grushte efektivin e policisë, Gjykata e Lezhës jep vendimin për avokatin Gjergj Neli

0
Gjergj Neli

Gjykata ka vendosur të hetojë në gjendje të lirë avokatin Avokati Gjergj Neli, i arrestuar pasditen e së martës nga Policia e Lezhës për kundërshtim dhe dhunë ndaj uniformave blu.

Gjykata e Shkalles së parë në Lezhë ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje ndaj 68-vjeçarit.

Seanca gjyqësore për caktimin e mases së sigurisë u zhvillua në ambientet e spitalit ku po merr mjekim avokati Neli, i cili u dërgua pak orë pas arrestimit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, pasi ka shfaqur probleme me zemren.

Gjendja e tij shëndetësore ka detyruar prokurorin Erjon Shehaj të kërkoi që ai të hetohet në gjendje të lirë për vepren penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik”, kërkesë e cila u pranua nga gjyqtari Artan Hajredinaj.

Referuar veprimeve hetimore dhe aktit të ekspertimit thuhet se avokati Gjergj Neli ka kundërshtuar dhe goditur njërin nga efektivet e policisë të cilët kishin shkuar për të ndërhyre pas njoftimit që kishte mbërritur në sallen operative për një konflikt mes avokatit dhe bashkëshortes së tij me një përson tjeter.

Artikulli i mëparshëm“Statistikat zyrtare të COVID, fshehin shifrat e vërteta”, Basha: Dënoj maskaradën në Kuvend. Rama dhe Manastirliu po fshihen pas sakrificës së mjekëve
Artikulli i radhës“Më jep 10 mijë euro, ose të vrava”! I riu në Tiranë kërcënon bashkëqytetarin, arrestohet nga policia