Ish-kreu i bandës së Vlorës në kërkim të lirisë, ja çfarë vendosi gjykata e Korçës për Zani Caushin

0
ZANI-CAUSHI-GJYKATE - TiranaNews

Ish-kreu i bandës së Vlorës, Zani Caushi, i dënuar me burgim të përjetshëm, është rishfaqur sërish në dyert e Gjykatës së Korçës,mëngjesin e kësaj të enjteje, pas shtyrjes së seancës në datën 19 Tetor ku nuk u paraqit një prej përfaqësuesve të burgut.

Seanca e sotme përkon me seancën e hapjes së gjykimit nga ku paraqiten palët dhe kërkesat e tyre për prova.
https://www.youtube.com/embed/FchbLJRugyc
Zani Caushi i është rikthyer proceseve gjyqësore për të përllogaritur saktë ditet e vujtjes së dënimit që prej momentit të arrestimit fillestar e deri në këtë periudhë.

Në fakt, Çaushi ka kërkuar të lirohet nga burgu dy herë këtë vit. Njëherë për shkak se pretendonte se ka kryer 25 vite burg dhe është rehabilituar duke shtuar faktin se ishte dhe familjar. Ai kërkoi lirim me kusht por u tërhoq.

Më pas ngriti tezën se duhet t’i njihen vitet në paraburgim dhe duhet të lirohet. Zani Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm teksa vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korçë.

M♪7sohet se sot Gjykata e Korçës ka vendosur të administrojë komplet dosjen e vuajtjes së dënimit të tij.

Artikulli i mëparshëmKarantina e dytë/ Merkel prezanton masat e ashpra, britma e ulërima në Bundestag
Artikulli i radhësVrasja e Santiago Malkos, rëndohet pozita për Blendi Tetën, SPAK kërkon ndryshimin e akuzës