Ja sa është pasuria e Dua Lipa dhe Rita Ora

0

Dy këngëtaret me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora janë futur në listën e më të pasurve në Britani.

Lista e personazheve të famshëm më të pasur nën moshën 30-vjeç u publikua nga revista “Heat”.

Dua Lipa mban vendin e 15-të me një pasuri me vlerë 11.8 milion paund.

Revista shkruan se Dua Lipa rriti të ardhurat me 9 milionë paund që nga viti 2018 për shkak të kontratave me Jaguar, Adidas, Pepe Jeans dhe YSL.

Ndërkohë Rita Ora mban vendin e 13-të me pasuri 17.8 milionë paund. Por revista shkruan se të ardhurat e saj nuk kanë ardhur nga muzika por nga marrëveshjet mjaft fitimprurëse me markat e famshme si Adidas dhe Cola-Cola.

Ajo ka një pronë 3.5 milionë paund afër familjes Beckham dhe i bleu prindërve të saj një rezidencë 1.3 milionë paund në Kosovë.

Ndërkohë vendi i parë mbahet nga Ed Sheeran me pasuri 170 milionë paund.

Pas Ed Sheeran, në vendin e dytë vjen aktori i “Harry Poter”, Daniel Radcliffe me pasuri 90 milionë paund, ndërsa në vendin e tretë qëndron Harry Styles me pasuri 64 milionë dollarë.

Lista e “Heat”:

Ed Sheeran, 28, (£170m)

Daniel Radcliffe, 30, (£90m)

Harry Styles, 25, (£64m)

Emma Watson, 29, (£57m)

Niall Horan, 26, (£54.8m)

Little Mix (£50m)

Louis Tomlinson, 27, (£46m)

Liam Payne, 26, (£44m)

Cara Delevingne, 27, (£39.5m)

Zayn Malik, 26, (£38m)

Sam Smith, 27, (£34m)

Aaron Taylor-Johnson, 29, (£21m)

Rita Ora, 28, (£17.8m)

Stormzy, 26, (£12m)

Dua Lipa, 24, (£11.8m)

The 1975, (£10.9m)

Sophie Turner, 23, (£8.5m)

Daisy Ridley, 27, (£8.4m)

Nicholas Hoult, 29, (8.3m)

Dev Patel, 29, (£7.5m)

John Boyega, 27, (£6.6m)

Sam Faiers, 28, (£6.3m)

Joey Essex, 29, (£6.3m)

Tommy Mallet, 27, (£5.2m)

Maisie Williams, 22, (£4.5m)

George Ezra, 26, (£4.4m)

Jess Glynne, 30, £4.4m

Olivia and Alex Bowen, 25 and 28, (£4.3m)

Billie Faiers, 29, (£3.6m)

Tom Holland, 23, (£3.5m)

Artikulli i mëparshëmProdhuesit e lodrave presin shitje të mëdha në festat e fundvitit, pavarësisht koronavirusit
Artikulli i radhësEuropa League, pretendentët nën presion për të mos gabuar: Kumbulla siguri, Napoli në hall para Socidedad