Manastistirliu: Nëse mbingarkohen spitalet, do përzgjedhim kush do kurohet

0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ka nisur fjalën e saj në seancën e sotme në parlament për situatën e pandemisë në vendin tonë, duke sulmuar dhe akuzuar opzitën.

Në vend që të fliste për gjendjen e spitaleve, nivelin më të ulët në Europë të testimeve dhe sidomos të jepte shpjegime për pacientin që pasi u përdor si top pingpongu nga njëri spital në tjetrin vdiq në trotuar, ajo u morr me “politizimin e pandemisë” nga opozita dhe kritikët e tjerë.

“Më lejoni që shumë shkurt të ndalem te  çfarë situate po kalojmë, duke marrë lejen tuaj për të cituar disa fjalë të drejtorit të përgjithshëm të OBSH. “Atje ku ka patur përçarje politike në nivel kombëtar është vënë re mungesë respekti për shkencën dhe punonjësit e mjekësisë. Ndaloni përdorimin politik të Covid, pandemia nuk është futboll politik. Pandemia është përdorur edhe pa ardhur rasti i parë në vendin tonë. Ne nuk jemi ndalur për asnjë moment punën në këtë kohë shumë sfiduese… Ping  pongu politik është sporti i lojën që ka nisur ende pa filluar pandemia. Sot flasim për kapacitete por më herët i kanë bërë thirrje Kavajës çohuni se do ju sjellin karantinën”, sulmoi ajo kritikuesit e mënyrës se si qevria po trajton pandeminë.

Ndërkohë në fund të fjalës, duke folur kapacitet e spitaleve tona dhe aftësinë e sistemit për të përballuar një agravim të situatës, siç po ndodh realisht me shpejtësi, ministria lëshoi edhe “bombën” e frikshme.

Sipas saj nëse spitalet do të kenë ngarkesë të madhe me të qytetarë të infektuar, zgjidhja që ka menduar ministria që drejton Manastirliu është, seksionimi i pacientëve, kush do të trajtohet i pari, i dyti dhe me radhë…

“Nëse do kemi mbingarkesë të spitaleve do të përballemi me vështirësi dhe do zgjedhim kush do trajtohet i pari. Akti normativ që do kalojmë sot jo vetëm mbështet qytetarët por drejton vëmendjen drejt zbatimit të masave, që nuk është gjoba qëllimi parësor, por ka ardhur momenti që ne të bëjmë më të mirën tonë që se sollëm ne dhe as qeveria. Beteja e parë që duhet të fitojmë është ajo shëndetësore”, zbuloi ministria planin e qeverisë, nëse situate agravon edhe më shumë.

Artikulli i mëparshëmU arrestua se qeshi duke i prishur qetësinë Ramës/ Zemërim në rrjet
Artikulli i radhësPamje nga sulmi terrorist, rritet numri i viktimave, njërit iu pre koka