Seul, dënohet me 17 vite burg për korrupsion ish-presidentin Lee

0
Ded69afc 2e99 4838 822d 661047a8b5cd 1 696x464

Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut konfirmoi sot dënimin me 17 vjet burg, të marrë në apel për ish-presidentin Lee Myung-bak, i shpallur fajtor për korrupsion dhe përvetësim dhe i kërkoi të paguajë edhe shumën prej 13 miliardë wonësh (11,45 milionë dollarë).

Lee, 78 vjeç, ish-president i Republikës nga 2008 në 2013, ka mohuar çdo akuzë, pavarësisht se edhe Prokurori Publik e kishte cilësuar dënimin si ”shumë të butë”.

Gjykata e Lartë sqaroi se ”nuk kemi zbuluar asnjë vlerësim të pasaktë në aktgjykimin e kontestuar”, në lidhje me faktet që kishin çuar në dënimin për korrupsion dhe për shpërdorim të pushtetit.

Lee është presidenti i katërt i Koresë së Jugut që dënohet me burg në kohën e mbarimit të mandatit.

Pas gjykimit të shkurtit, Lee u la i lirë pak kohë, me kusht, në pritje të përgjigjes së Gjykata e Lartë.

Artikulli i mëparshëm“Më jep 10 mijë euro, ose të vrava”! I riu në Tiranë kërcënon bashkëqytetarin, arrestohet nga policia
Artikulli i radhësBanka e Shqipërisë tërheq propozimin që kufizonte investimin e individëve në obligacionet e bankave