Kryedemokrati Lulzim Basha e nisi bashkëbisedimin e tij me gazetarët ditën e sotm me diskutimet në parlament mbi pandeminë, të cilat i quajti një maskaradë.
“Dënoj maskaradën që po zhvillohet në parlament. ku mininistria e shëndetësisë po mundohet të mbulojë me shoshë dështimin e ramës me codiv-19. Sot kemi 493 të vdekur, kjo sipas statistikave zyrtare, që sic e dini nuk shfaqin të vërtetën. Jam në dijeni të disa rasteve të personave të vdekur me covid, që kurrë u raportuan si të tillë. Me qëllim që të gënjejnë për numrin e viktimave, e njëjta vlen edhe për të prekurit.
Kur dikush ka simptoma e kërkon të bëjë testin i duhet të presë për 6 ditë e për 3 – 4 ditë për përgjigjen. Pra nga momenti i simptomave kalojnë 6 ditë, e tre ditë për përgjigjen. Në këtë mënyrë numri i të prekurve mbahet artificialisht i ulët po edhe përhapja e infeksionit mbahet i fshehtë. Arsyeja? Se Rama ka humbur kontrollin e menaxhimit.
Shkak mos marrja e masave, gënjehet me përgjegjshmëri kriminale. Janë përgjegjës për numrin më të ulët të testimeve. Sot me siguri numri në rritje i infeksioneve është në masë të madhe për shkak të Ramës dhe dështimit të qëllimshëm për menaxhimin e pandemisë. Nëse do bliheshin me shumë teste, nuk do pritej 6 ditë për tamponin infeksioni do kontrollohej. e lehtë të fshihehsh pas maskës.
Nuk do duhej një kohë kaq e gjatë për të izoluar rastet e infektuara, po të ishin marrë masa. E lehtë t’ia japësh përgjegjësinë qytetarit, e lehtë t’iu thurësh poezi mjekëve, që vijojnë të humbasin jetën në krye të detyrës, kur vetë nuk ke marrë asnjë masë.” u shpreh Basha.